Site icon PrishtinaPress

KEDS-i i kap në flagrancë 700 konsumatorë duke e vjedhur rrymën

KEDS-i ka njoftuar se afro 700 konsumatorë janë kapur në flagrancë duke e vjedhur rrymën pas rreth 9 mijë kontrolleve të realizuara gjatë këtij muaji.

“Bazuar në dëshmitë në terren, sipas procedurave dhe rregullave, këtyre konsumatorëve paraprakisht u është shtuar në faturën e radhës borxhi që këta i detyrohen KEDS-it, si rikthim i humbjeve, çka nënkupton se konsumatorët shtëpiakë duhet të paguajnë faturat për gjashtë muajt e fundit, të cilat i shtohen automatikisht në faturën e radhës, ndërkaq konsumatorët komercialë paguajnë faturat për dymbëdhjetë muajt e fundit”.

“Rrjedhimisht, vjedhja e energjisë elektrike, përveçse nënkupton rikthim të borxhit ndaj KEDS-it, paraqet edhe precedent penal, meqë sipas nenit 314 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës hyn në kuadër të “Vjedhjes së Shërbimeve”, e dënueshme me gjobë dhe me burg deri në tri vjet”, thonë nga kjo kompani.

KEDS-i thekson mes tjerash se ka intensifikuar kontrollet tek të gjithë konsumatorët për të cilët besohet se po e keqpërdorin energjinë elektrike, dhe do të jetë i pakompromis ndaj tyre.

Exit mobile version