Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka folur për një pjesë të kryeqytetit që ka problem me furnizim me energji elektrike.
Në njoftim thuhet se ekipet e KEDS-it bën të ditur se ka angazhuar dhjetëra punëtorë që të rikthejë në punë sa më shpejt Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it.
“Ekipet tona tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe jemi në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike”, thuhet në njoftim.