2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

KEDS dhe KESCO: Ne s’i vendosin çmimet – kjo është kompetencë e autoriteteve rregullatore

Qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me faturat që kanë pranuar në lidhje me përdorimin e energjisë elektrike.

Në rrjete sociale ata kanë publikuar faturat duke thënë se fatura u erdhi dyfish më shtrenjtë për këtë muaj, raporton Klan Kosova.

Pas këtyre reagimeve, KEDS dhe KESCO kanë dalë me një sqarim duke thënë se vendosja e çmimit është kompetencë e autoriteteve rregullatore.

“Së fundi, KEDS dhe KESCO edhe një herë janë gjetur në qendër të grindjeve të vazhdueshme politike për përfitime politike ndërmjet partive politike rivale”, thuhet në komunikatën e KEDS dhe KESCO.

“Si entitete private që veprojnë në Kosovë, KEDS dhe KESCO dëshirojnë t’i adresojnë këto çështje në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente”, thuhet më tutje.

Roli dhe përgjegjësitë e KEDS-it dhe KESCO-s

KEDS dhe KESCO kanë theksuar se janë kompani private, që funksionojnë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, të cilat garantojnë të drejta dhe obligime për çdo ndërmarrje private brenda vendit.

“Qëllimi ynë primar është që të ofrojmë shërbime të besueshme dhe efikase të shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike për popullin e Kosovës”, thuhet tutje në reagim.

“Një pikë e rëndësishme e mosmarrëveshjeje ka qenë keqkuptimi në lidhje me përcaktimin e çmimeve dhe tarifave të energjisë elektrike”, thuhet më tej.

“Dëshirojmë të sqarojmë se KEDS dhe KESCO nuk i vendosin këto çmime. Kjo është kompetenca e autoriteteve rregullatore, të cilat veprojnë në mënyrë të pavarur nga kompanitë tona. KEDS dhe KESCO u përmbahen në mënyrë strikte tarifave të përcaktuara nga këto organe rregullatore”, potencon KEDS dhe KESCO.

Sipas kësaj korporate, është dëshpëruese të politizohen operimet e KEDS-it dhe KESCO-s për përfitime politike.

“Ne besojmë fuqishëm se publiku dhe partitë politike duhet të respektojnë autonominë e fushëveprimit të kompanive private, të parashikuara në kushtetutën tonë. Akuzat e pabaza dhe sulmet politike jo vetëm që keqinterpretojnë rolin tonë, porse edhe minojnë mjedisin e biznesit në Kosovë”, thuhet tutje.

KEDS dhe KESCO thonë se mbesin të përkushtuara për t’i shërbyer popullit të Kosovës dhe për të kontribuuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img