2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

KEDS bëri gati 100 mijë kontrolle të keqpërdorimeve të rrymës gjatë 2023-ës

Përgjatë tërë vitit 2023, në tërë Kosovën, në baza ditore janë angazhuar rreth njëqind punëtorë për vëzhgim kundër keqpërdorimit të energjisë elektrike, të cilët kanë kryer mesatarisht 400 kontrolle në ditë.

Derisa për periudhën janar-dhjetor 2023 janë bërë gati 100 mijë kontrolle, transmeton klankosova.tv.

Përmes fushatës së vazhdueshme, “Rryma t’kushton ma lirë”, KEDS ka informuar të gjithë konsumatorët për pasojat që mund t’i ketë kushdo që mëton të keqpërdorë energjinë elektrike.

Kjo nënkupton se konsumimi legal i rrymës kushton më lirë sesa ndëshkimet që pasojnë kur dikush kapet duke e keqpërdor atë. Rryma t’kushton më lirë sesa:

Rikthimi i Humbjeve të shkaktuara ndaj kompanisë-që llogaritet deri në gjashtë muaj për konsumatorët shtëpiakë dhe deri në dymbëdhjetë muaj për konsumatorët; kallëzimi penal në gjykatë, meqë keqpërdorimi i rrymës hyn në kuadër të “vjedhjes së shërbimeve”, e cila sipas nenit 314 të Kodit Penal është e dënueshme deri në tri vjet burg.

KEDS mbetet i përkushtuar që përgjatë këtij viti të bëjë intensifikimin e kontrolleve për keqpërdorime të energjisë elektrike, me qëllim të identifikimit të keqpërdoruesve të saj dhe minimizimit të humbjeve në rrjet.

U bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve tanë që ta konsumojnë energjinë elektrike në mënyrë të ligjshme, sepse kjo është mënyra e vetme dhe e drejtë kur asnjëri nuk ballafaqohet me pasojat që mund t’ua sjellë kur kapen duke e vjedhur atë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img