Site icon PrishtinaPress

KEDS apo Qeveria të kompenzojë dëmet dhjetëra milionëshe që është duke i shkaktuar biznesit

Oda e Afarizmit reagon ashpër lidhur me ndërprerjet e pa paralajmëruara dhe të shumta të energjisë elektrike që janë duke ndodhur në Kosovë dhe humbjet që po u shkaktohen bizneseve nga jostabiliteti me furnizim elektrik, duke kërkuar nga KEDS dhe nga Qeveria që të marrë masa në parandalimin e tyre.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga KEDS apo Qeveria që për të gjitha dëmet që është duke i shkaktuar energjia elektrike, biznesi të kompenzohet.

OAK kërkon gjithashtu që bizneseve të ju hiqet maxigrafi si një ngarkesë shumë e rëndë, sidomos tani që për çdo ndërprerje tarifa shkon duke u shumëfishuar.

Vetëm gjatë javës së kaluar ka pas raste që brenda një dite të vetme pune të ndërprehet katër herë energjia elektrike, dhe e tërë kjo pa asnjë paralajmërim të bërë nga ana e KEDS-it.

Duke pas parasysh, që kompani të tilla serioze, me investime që kalojnë miliona euro dhe që gjithashtu punësojnë një numër të madh të punëtorëve janë të nevojshme për vendin tonë, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që sa më shpejt të ofrohet një zgjidhje për këtë problem.

Furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, çmimi i lartë, tarifa jostabile, ndërprerja e paparalajmëruar dhe mos shfrytëzimi potencial i duhur i energjisë janë vetëm disa nga pengesat në zhvillimin e bizneseve në Kosovë.

Probleme të tilla bazike po ndikojnë negativisht në zhvillimin e vendit, rritjen e punësimit dhe po e pamundësojnë ardhjen edhe largimin e pak investitorëve të huaj që janë në Kosovë.

Exit mobile version