Site icon PrishtinaPress

Kearns pas fletarrestit ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve: Të ekstradohen në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pasi organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletëarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq dhe të tjerëve, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Kearns ka thënë se të njëjtit duhet të ekstradohen në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë.

“Interpoli ka lëshuar një njoftim të kuq për Milan Radoiçiqin dhe të tjerët që qëndrojnë pas sulmit terrorist në Banjskë dhe vrasjes së policit kosovar Afrim Bunjaku. Radoiçiq tashmë e ka rrëfyer dhe duhet të ekstradohet në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur me drejtësinë”, ka shkruar deputetja britanike në rrjetin social “X”.

https://x.com/aliciakearns/status/1733238641005125853?s=20

Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic. Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë. Policia konfiskoi, po ashtu, sasi të madhe armatimi.

Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se “personalisht” e ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Serbia, me këtë sulm, tentoi ta aneksonte veriun e Kosovës – pretendime që i hodhi poshtë Beogradi zyrtar.

Exit mobile version