Site icon PrishtinaPress

Kearns: Dy javë që kur Radoiçiq pranoi fajin për sulmin, ende s’ka pasoja për Serbinë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se janë bërë dy javë që kur Milan Radoiçiq e ka pranuar fajin për sulmin e 24 shtatorit ku u vra një polic i Kosovës, ndërkohë që s’ka pasur pasoja për Serbinë.

Kearns thotë se kjo po ndodh edhe përkundër glorifikimit që Serbia ua ka bërë terroristëve me shpalljen e ditës së zisë, veprim që politikania britanike e konsideron “akt të qartë përshkallëzimi”.

“Tashmë kemi dy javë që kur Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie.Ai mbetet i lirë në Serbi.

Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie – një akt i qartë përshkallëzimi”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version