Këshilli Europian (KE) miratoi zgjerimin e kontrolleve të përkohshme të brendshme kufitare në pesë vende të Shengenit për tre muaj, pas valës së dytë të emigrantëve të paligjshëm.
Në kuadrin e një propozimi të Komisionit Europian të paraqitur në tetorin e vjetshëm, Këshilli njoftoi në një deklaratë se, duke filluar nga 11 shkurti, Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia duhet të zgjasin \”kontrollet e përkohshme kufitare proporcionale\” për një periudhë maksimale tre muaj në disa kufijtë e brendshëm.
Kontrollet e përkohshme kufitare që po kryhen në disa kufij të caktuar në të pesë vendet, u zgjatën në 11 nëntor 2016 dhe duhet të përfundojnë më 11 shkurt 2017.
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe shefen e punëve të jashtme të BE-së Federica Mogherini, kanë kundërshtuar kohët e fundit një dekret të nënshkruar nga Presidenti i ShBA-së
Donald Trump që nuk lejon shtetasit nga Irani, Iraku, Siria, Sudani, Somalia, Libia dhe Jemeni të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për 90 ditë dhe ndalon pranimin e refugjatëve për 120 ditë dhe të refugjatëve nga Siria për një kohë të pacaktuar.