7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Ke lindur fëmijë pa dashuri”/ Sherr mes Rozës dhe Ledjonës: Je shumë e keqe

Një debat tjetër ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3” mes Ledjonës dhe Rozës. Mbrëmjen e djeshme Roza i përmendi vajzën dhe familjen Ledjonës dhe kjo e fundit u shfaq e prekur, ndonëse e vazhdoi debatin me moderatoren.

Ledjona i theksoi Rozës se atë vajzë e ka bërë dashuri dhe se për të gjitha këto që thotë është një njeri i keq. Ndërsa Roza iu përgjigj: “Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq”.

Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri.

Roza: A je me personin që e ke bërë?

Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?

Roza: Kështu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë.

Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?

Roza: Jo unë jam bërë me dashuri.

Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?

Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë.

Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.

Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.

Ledjona: Nuk më intereson fare. Ti je e keqe dhe me vjen keq që ti je kështu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img