1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

KE-ja mbështet Ukrainën për statusin e kandidatit në BE, kancelari austriak: Nuk duhet të kemi standarde të dyfishta me Ballkanin Perëndimor

Kancelari austriak, Karl Nehammer, duke theksuar se do të mbështesin në kushte të caktuara dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE), theksoi se kushtet që zbatohen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të vlejnë edhe për këtë shtet, duke kundërshtuar standardin e dyfishtë mes kandidatëve.

Duke folur për gazetën gjermane Die Welt, Nehammer theksoi se do të mbështesin në kushte të caktuara dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës në BE.

Ai nënvizoi se kushtet që kërkohen nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vlejnë edhe për Ukrainën.

“Në këtë drejtim, Ukraina merr statusin e kandidatit, por për shembull nëse Bosnje e Hercegovina detyrohet të presë jashtë, kjo nuk është një situatë e arsyeshme për mua”, tha ai.

Më tej, Nehammer tërhoqi vëmendjen se për të marrë statusin e kandidatit në BE janë disa kushte dhe se këto gjithmonë janë të vlefshme.

“Nuk mundet absolutisht të bëhet standard të dyfishtë ose dallim mes aplikantëve si klasit të parë, klasit të dytë”, u shpreh kancelari austriak.

Nga ana tjetër, ministrja austriake për BE-në, Karoline Edtstadler, tha se Ukraina është një shtet evropian dhe mbron vlerat perëndimore por tha se “anëtarësimi në BE nuk është rrugëtim i shkurtër”.

Në Samitin e Liderëve të BE-së që do të mbahet më 23-24 qershor në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, drejtuesit e 27 shteteve anëtare të BE-së, do të diskutojnë nëse do t’i jepet Ukrainës statusi i një vendi kandidat për anëtarësim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img