12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

KE-ja e korrigjon raportin ku i kërkonte Malit të Zi e Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës

Komisioni Evropian ka ndryshuar raportin ku qortonte Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave për Kosovën.

Raporti i ri i dalë nga KE-ja tashmë është korrigjuar edhe Kosova është larguar nga kapitujt e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilave u është kërkuar që të vendosin regjim të vizave për vendet e tjera kështu duke vepruar edhe konform politikave të BE-së, njofton Klankosova.tv.

Gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media zëdhënësja për çështje të brendshme e KE-së, Anitta Hipper, pranoi se gabimisht në “raportin e pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”, ka kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që të vendosin regjim vizash ndaj Kosovës.

“Ne e mbështesim plotësisht lëvizjen e lirë në rajon dhe Komisioni e mbështet plotësisht regjimin pa viza me Kosovën. Këtë pikë konkrete ne po e sqarojmë derisa po flasim dhe do të nxjerrim një raport të saktë”, ka thënë Hipper./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img