1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

KDI për seancën e opozitës për policinë: S’ishin plotësuar kushtet të fillonte – s’duhet lejuar si praktikë

Instituti Demokratik i Kosovës ka konstatuar se seanca e së enjtes e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga opozita, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të niste.

Nga ky institut theksojnë se Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë që për të filluar një seancë vendimmarrëse nevojitet domosdoshmërisht kuorum, përkatësisht 61 deputetë të pranishëm, transmeton KlanKosova.tv.

“Përkundër që deputetët e partisë në pushtet edhe këtë herë treguan mungesë të përgjegjësisë kundrejt funksionit që ata bartin, Kryetari i Kuvendit mundësoi zhvillimin e debatit dhe shprehjen e opinioneve opozitare rreth kësaj teme. Megjithatë, kjo praktikë nuk duhet lejuar të përsëritet sepse mund të krijojë precedent të gabuar, duke lënë në mundësi të vullnetit individual apo grupor vendimin për mbajtje të seancave”, thuhet në kumtesë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img