Site icon PrishtinaPress

KDI: Kuvendi i Kosovës në kërkim të deputetëve

Mungesa e kuorumit në seancat e Kuvendit vazhdon të jetë një problematikë që po e pengon përmbushjen e funksionit të këtij institucioni. Ky problem, tashmë kronik, po e stërngarkon agjendën e Kuvendit, pasi pikat të cilat nuk po arrijnë të miratohen në një seancë po barten në seanca tjera. Për pasojë, jo rrallëherë rendi i ditës së një seance të vetme përmban 30 deri 60 pika për shqyrtim.

Vetëm gjatë sesionit pranveror të këtij viti, tri seanca janë ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa nuk ka pasur kuorum për votim në shtatë seanca. Nga praktika e ndërprerjes së seancave, tash e dy javë Kuvendi ka shkuar një hap tutje duke mos organizuar fare seanca për shkak të mungesës së kuorumit.

Me mungesë të kuorumit janë përballur edhe komisionet parlamentare. Vetëm gjatë sesionit pranveror kanë dështuar pesë mbledhje të komisioneve si shkak i mungesës së kuorumit. Deputetët që kanë munguar kanë qenë nga pozita dhe opozita ndërsa si arsye herë janë dhënë udhëtimet e deputetëve, por shpesh herë arsyet nuk kanë qenë të ditura.
Kur analizohen statistikat e pjesëmarrjes së deputetëve që kur ka filluar sesioni pranveror del se në çdo seancë në listat e nënshkrimeve janë të evidentuar mesatarisht 90 deputetë. Me përjashtim të një seance gjatë muajit prill ku janë evidentuar vetëm 46 deputetë.
Por cilat janë arsyet për mungesën e kuorumit? Ku janë deputetët e Kuvendit?

Papërgjegjësia dhe joserioziteti i deputetëve është edhe më i rëndë nëse kujtojmë faktin se në këtë legjislaturë, 40% e deputetëve janë zgjedhur për herë të parë.
Se deputetët e kanë obligim pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit e ka interpretuar përfundimisht Gjykata Kushtetuese, në rastin e vlerësimit të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit lidhur me zgjedhjen e Presidentit i datës 22 shkurt 2011. Aty Gjykata ka theksuar se të gjithë 120 deputetët e Kuvendit duhet të ndjehen të obliguar sipas Kushtetutës, Ligjit për Deputetët, Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të sjelljes të
marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe të përkrahin procedurat që parashihen
aty, por mbi të gjitha, një obligim vis-a-vis për njerëzit e Kosovës që i zgjodhën ata.[1]

Megjithatë, siç u cek më lartë legjislacioni në fuqi dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve nuk i amniston as partitë opozitare për të marrë rregullisht në punimet e Kuvendit.

Kryetari dhe Kryesia e Kuvendit duhet të aplikojnë në mënyrë të rregulltë ndëshkimet sipas legjislacionit n fuqi për deputetët të cilët nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit.

Exit mobile version