0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

KDI angazhon 99 vëzhgues në Drenas

Instituti Demokratik i Kosovës, ka shpalosur detajet për përgatitjet që kanë bërë për monitorim të zgjedhjeve për nesër në Komunën e Drenasit.
Koordinatori i Sekretariatit të Demokracisë në Veprim, Albert Krasniqi, ka thënë se 99 vëzhgues do të përkujdesen për monitorim të procesit zgjedhor në këtë Komunë.
KDI tregoi edhe për parregullsitë që janë bërë gjatë fushatave parazgjedhore në Drenas. Milaim Morina, tha se janë shfrytëzuar fëmijët për të propaganduar për partitë politike dhe në të njëjtën kohë edhe resurset publike.
Demokracia në Veprim ka nisur dy ankesa në PZAP, të cilat presin të shqyrtohen. Ata vlerësuan punën e KQZ-së, përveç vendimit kur PZAP kishte vendosur të largojë dy kandidatë nga fletëvotimi edhe pse ata janë certifikuar për t’u përfshirë në të.
Nesër pritet të jenë katër komunikata për medie. Në orën 7:30, orën 12:00, 16:00, si dhe 19:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img