1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

KDI: 75 për qind e qytetarëve të pakënaqur me punën e Kuvendit në procesin e dialogut

Qytetarët e Kosovës kanë shumë pak informata në lidhje më procesin e dialogut që po zhvillohet në mes Prishtinës dhe Beogradit. Kështu është thënë në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Jeta Krasniqi, nga KDI, në diskutimin e bërë për mbarëvajtjen e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, ka theksuar se përveç qytetarëve edhe deputetët, kanë shumë pak informata në lidhje me dialogun.

“Nga sondazhi qe KDI, e ka bërë, ka rezultuar se 75 për qind e qytetarëve, janë të pakënaqur me punën që parlamenti e ka bërë në procesin e dialogut. Këto janë shifra alarmante. Duhet që Kuvendi dhe deputetët të luajnë një rol proaktiv, për ta garantuar atë transparencë. Asnjë parti politike nuk është kundër dialogut. Secila ka kushtet dhe mënyrat se si e shohin dhe se si duhet të shkojë ky proces”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, sot Komisioni për Punë të Jashtme, i ka ftuar të gjitha kryetarët e Komisioneve Parlamentare, për të diskutuar për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Prezentë ishin edhe përfaqësues të KDI-së që merren me monitorimin e punës së Kuvendit, raporton Telegrafi.

Përfaqësuesja e kësaj organizate i ka prezantuar rezultatet e sondazhit të organizuar me qytetarët e Kosovës, për punën e Kuvendit të Kosovës në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img