13.6 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Katërfishohet importi i mjeteve piroteknike në Kosovë

Përgatitjet për Vitin e Ri kanë filluar. Qytetarë të shumët i kanë mësyrë marketeve për furnizim me ushqim e pije.

Por, jo vetëm këto, ata po blejnë edhe fishekzjarrë e mjete piroteknike.

E gjatë këtij viti në Kosovë u importuan shumë të tilla.

Në bazë të te dhënave që Tëvë 1, ka siguruar, rreth 171 mijë kilogramë mjete piroteknike hynë në Kosovë nga janari e deri në dhjetor.

Krahasuar më vitin 2021,  këtë vit është katërfishuar sasie e këtyre mjeteve.

E nga mënyra e gabuar e përdorimit, një numër i madh i qytetarëve pësuan në vitin që po lëmë pas.

Për këtë drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka një apel për qytetarët.

Madje në natën e Vitit të Ri, për shkak të fishekzjarrëve, shkaktohen edhe zjarre me përmasa shkatërruese.

E qytetarët kërkojnë që këto mjete të mos futen fare në Kosovë.

Disa komuna në Kosovë kanë ndaluar se fundmi përdorimin dhe shtijën e mjeteve piroteknike në vendet publike.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img