Site icon PrishtinaPress

Katër zyrtarët e ngarkuar nga Abdixhiku për ta ringjallur LDK-në në diasporë

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka themeluar Ekipin Politik për mërgatë, duke ngarkuar kështu katër zyrtarë për ta ringjallur këtë parti në diasporë.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi në facebook ka thënë se zyrtarët e ngarkuar janë: Anton Quni, nënkryetar i LDK, Sokol Haliti, anëtar i Kryesisë, Armend Zemaj, deputet dhe anëtar i Kryesisë dhe Shkumbin Gashi, koordinator teknik.

“Ekipi politik do të jetë përgjegjës për organizimet e përbashkëta mobilizuese e të vizitave të LDK-së në mërgatë. Mërgata ka qenë dhe është jetike për zhvillimin dhe prosperimin ekonomik të vendit. LDK është duke punuar intensivisht në bashkërendimin e aktiviteteve në degët tona në mërgatë, me synim rritjen dhe hapjen e dyerve për kuadro të reja, gra e të rinj profesionit në qendrat më të mëdha botërore”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Exit mobile version