-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Katër vjet nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Sot janë bërë katër vjet qëkur qytetarët e Kosovës dolën të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore ishin përfshirë 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidat i pavarur, derisa të drejtë vote kishin 1.937.869 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Procesi zgjedhor në mbarë territorin e Kosovës u vëzhgua nga rreth 50 mijë vëzhgues dhe komisionarë të angazhuar, ndër të cilët edhe nga Bashkimi Evropian.

Në këto zgjedhje fitoi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, por në pamundësi për të formuar si e vetme qeverinë, ajo u detyrua të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës.

Qeveria Kurti nuk zgjati më shumë se 50 ditë, pasi u shkarkua me mocion të mosbesimit, pas përplasjeve të brendshme për shkak të shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu në kohë pandemie.

Lëvizje Vetëvendosje kërkoi zgjedhje të reja, por kjo u refuzua nga një pjesë e partive tjera, të cilat formuan Qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, pjesë e së cilës ishin edhe AAK, NISMA.

Ndryshe, ato ishin zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare.

/Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img