Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 viktima si pasojë e COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 12 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
10 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.
Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.481 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259.
Në total numri i rasteve aktive është 1.157.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!