7.9 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Buy now

spot_img

Katër vendet e para dhe pretendentët për titull në Serie A, fituan xhiron e fundit me të njejtin rezultat

Napoli i Amir Rrahmanit po vazhdon shkëlqimin në kampionatin italian të futbollit.

Me fitoren 0-1 në udhëtim te Empoli, Napoli ka grumbulluar 19 pikë, pas tetë xhirove të para në Serie A, njofton Klankosova.tv.

Pas tyre me dy pikë më pak, renditet Interi i Kristjan Asllanit, që me rezultat të njejtë prej një goli, e mposhti Romën në “Olimpico” të kryeqendres italiane.

“Nerazzurët” ndiqen nga “Zonja e Vjetër” që ka një pikë më pak. Edhe Juventus në ndeshjen e javës së tetë, triumfoi ndaj Lazios me rezultat identik si dy të parët, 1-0.

Në katërshen e parë të elitës italiane të futbollit gjendet Milan. Për mos t’u ndarë nga ‘kopi’ i pretendentëve për titullin kampion, edhe “Rossonerët” 1-0 e mundën Udinesen në “San Siro”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img