Një aksident i rëndë komuikacioni ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Ferizaj-Shtime, si pasojë katër persona kanë vdekur.
Rastin e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.
Ajo ka treguar se përveç katër viktimave, një grua është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për QKUK.
“Janë katër persona të vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua është dërguar e intuarbuar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Dy ekipe nga emergjanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha Ymeri.
Ndërkaq, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:37, konkretisht në fshatin Koshare të Ferizajt, ku janë të përfshira dy automjete.
Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin.