0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Katër të plagosurit në Lupç janë familjarë

Këtë të mërkure në Lupç të Podujevës janë plagosur katër persona të cilët janë familjarë, ku tre nga ta kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ndërsa një nga mjet i ftohtë – thikë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, për Klankosova.tv ka thënë se deri te ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve.

“Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër (4) persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa një (1) person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar”, tha Ulaj.

Tutje, Ulaj tha se Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i marrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale “vrasje në tentativë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img