0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Katër të mitur konsumojnë alkool dhe dehen në një lokal në Brezovicë, dërgohen me urgjencë në spital

Kushdo që në lokale ku ka pije alkoolike, i shërben, i shet apo i vë në dispozicion pije alkoolike personave nën moshën 16 vjeç, rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur dje, në një lokal në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Katër persona të mitur kanë konsumuar alkool në një lokal në këtë qendër dhe për pasojë iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Të miturit që u dehën janë dërguar menjëherë në Emergjencë, ku kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë transferuar në Spitalin e Ferizajt.

Ndërsa si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti në drejtim të veprës penale ’Shërbimi me pije alkoolike i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img