Sulmuesi i talentuar amerikan, Christian Pulisic po shkëlqen me fanellën e gjigantit gjerman Borussia Dortmund.
Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime këtë edicion me fanellën verdh e zi.
Drejtuesit e Borussia Dortmund e dinë se nuk mund ta mbajnë pas kërkesave të gjigantëve evropian për yllin e tyre dhe i kanë vendosur çmimin e largimit prej 100 milionë eurove.
Mediat gjermane kanë zbuluar edhe katër skuadrat e mëdha evropiane të cilat janë të gatshme të shpenzojnë këtë shumë për talentin amerikan.
Dy gjigantët anglez, Liverpool dhe Manchester Untied janë duke kërkuar transferimin e Pulisicit në Ligën Premier.
Por mbrapa tyre nuk mbeten as kampionët aktual të Evropës, Real Madrid që gjithashtu e duan anësorin.
Por sipas ‘Express.de’, favoriti kryesor për të nënshkruar me amerikanin mbetet Bayern Munich.
Gjithnjë sipas këtij mediumi katër skuadrat e lartpërmendura janë të gatshme të shpenzojnë shumën e 100 milionë eurove për transferimin e Pulisicit.
Mbetet të shihet se cilën nga skuadrat do ta zgjedh amerikani për ta vazhduar karrierën pas afatit kalimtar veror të këtij viti.