-1.5 C
Pristina
Monday, April 7, 2025

Buy now

spot_img

Katër serbët e arrestuar në Gjakovë do të qëndrojnë në masën e ndalimit

Katër shtetas serbë, të arrestuar në Gjakovë, të cilët dyshohet të jenë oficerë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë, do të qëndrojnë nën masën e ndalimit.

Kjo masë do të vlejë derisa gjykata të vendosë për këta.

Këtë e ka konfirmuar gjykatësi i çështjes, Samedin Cena, shkruan Gazeta Sinjali transmeton Klankosova.tv

Të dyshuarit, B.R., N.V., P.K. dhe M.S., që kishin hyrë në Kosovë si pelegrinë, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Seanca fillestare për ta është mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Prokuroria e rastit, përfaqësuar nga prokurorja Venera Shala, ka kërkuar që të dyshuarve t’u caktohet paraburgim për 30 ditë, duke theksuar se ka dyshime të forta dhe se hetimet janë ende në vazhdim.

“Propozimi për caktimin e paraburgimit është bërë në bazë të arsyeve konkrete,” deklaroi Shala.

“Gjithashtu, është parashikuar që sa më parë të merren në pyetje të pandehurit dhe dëshmitarët, ndërsa varësisht nga rezultatet do të ndërmerren veprime të tjera hetimore.”

Gjykata pritet të shpallë vendimin për paraburgim në ditët në vijim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img