Site icon PrishtinaPress

Katër rregullat bazë për të përmirësuar gjumin

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC, ka vlerësuar se një e treta e të rriturve në ShBA zakonisht bëjnë më pak sesa gjumi i rekomanduar, shkruan Medical Daily.

Mungesa e pushimit dhe gjumit të mjaftueshëm gjatë natës ka qenë e lidhur ngushtë me disa probleme, duke filluar nga diabeti, sëmundja e zemrës, mbipesha dhe depresioni.

Për fat të mirë, komuniteti mjekësor kanë kaluar  tashmë dekada, që janë duke u përpjekur të kuptojnë gjumin, efektet dhe përfitimet e tij. Studiuesit zbuluan gjithashtu mënyra për t’i ndihmuar njerëzit të flenë mjaftueshëm ose të përmirësojnë cilësinë e tij.

Ky artikull eksploron disa këshilla, që kërkojnë vetëm pak përpjekje për të fjetur shpejt dhe më mirë. Ato mund t’i aplikojnë të moshuar, të rritur dhe adoleshentë.

Shmangni telefonat, tabletët dhe pajisjet e tjera

Përdorimi i teknologjisë gjatë natës mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj, kjo për shkak të ekspozimit ndaj dritës blu, e cila bllokon prodhimin e melatoninës, që është hormoni që e nxit gjumin. Telefonat celularë, tabletët, laptopët dhe televizorët ekspozojnë njerëzit në dritën blu. Një studim i  Universitetit Haifa në Izrael, zbuloi se ekspozimi në mes të orës 9 të mëngjesit dhe 11 të dakrës, mund jo vetëm të zvogëlojë prodhimin e melatoninës por edhe të shkurtojë kohën dhe ta dëmtojë cilësinë e gjumit.

Mos pini alkool para gjumit

Shumë njerëz besojnë se pirja e alkoolit gjatë natës mund t’i ndihmojë ata të flenë më mirë, por në të vërtetë alkooli mund ta prishë kualitetin e gjumit. Pirja e alkoolit përpara gjumit gjithashtu është e lidhur me rritjen e rrezikut të gjumit të çrregullt, paralizën, apnenë e gjumit dhe probleme të tjera kryesisht të lidhura me të.

Menaxhoni temperaturës e dhomës

Përveç këshillave të mësipërme, njerëzit mund ta rregullojnë kualitetin e gjumit duke e zvogëluar temperaturën e dhomës ku flenë.

Ushtrimet

Kjo ka qenë një nga këshillat më të zakonshme, që ekspertët japin për të ndihmuar njerëzit në zgjidhjen e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë edhe problemet me gjumin.  Hulumtimet kanë treguar, se njerëzit që ushtrojnë rregullisht kanë më pak shanse të përjetojnë pagjumësi dhe probleme të lidhura me kualitetin e gjumit./Prishtinapress/

Exit mobile version