0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Dy nga rastet kanë ndodhur në Prishtinë, një në Shtërpcë dhe një në Prizren.

Në tre nga katër rastet më urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.Në njërin rast viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve.

“Ankuesja femër kosovare i dyshuari mashkull kosovar e ka larguar nga shtëpia pas një mosmarrëveshje në mes vete. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia, e cila bën të ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Po ashtu në Prishtinë Policia njofton se është arrestuar i dyshuari pasi derisa ishte në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.Policia bën të ditur se në Shtërpcë është arrestuar i dyshuari tjetër pasi ka shkaktuar dhunë në familje. I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Prizren është arrestuar i dyshuari pasi ka shkaktuar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img