Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të vdekjes nga COVID-19, kurse janë konfirmuar të infektuar me coronavirus edhe 80 persona, kurse 32 të tjerë janë shëruar.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive, 1 rast Klinika Pulmologjisë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan).
“Numri total i rasteve pozitive është 16.130 raste nga 73.906 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 645 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.282 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203”, njofton IKSHPK, transmeton Telegrafi.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 24 raste,
Gjilan 10 raste,
Gjakovë 8 raste,
Podujevë 6 raste,
Fushë Kosovë 5 raste,
Pejë 5 raste,
Vushtrri 5 raste,
Drenas 3 raste,
Rahovec 3 raste,
Istog 2 raste,
Mitrovicë 2 raste,
Viti 2 raste
Me nga 1 rast: Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.