Katër persona të maskuar e kanë ndaluar shoferin e një veture të postës në Pejë, të martën.
Në raportin e policisë thuhet se të dyshuarit e kanë nxjerrë shoferin nga vetura, dhe ia kanë grabitur një shumë të konsiderueshme të hollash pronë e postës dhe disa tjera të holla personale.
Viktima si pasojë e rastit ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin./Prishtinapress/