Një aksident trafiku ka ndodhur në Koprivë të Mitrovicës, ku janë lënduar katër persona.
Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovar dhe dy pasagjeret femra kosovare. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./PrishtinaPress/