Site icon PrishtinaPress

Katër persona plagosen nga sulmet e delfinëve në plazhin e Japonisë

Katër persona janë plagosur nga sulmet e delfinëve në një plazh në Japoninë qendrore.

Një burrë, rreth të 60-tave, pësoi thyerje të brinjëve dhe kafshime në duar pasi një delfin e përplasi atë disa metra larg plazhit Suishohama në qytetin Mihama, prefektura Fukui, herët të dielën.

Një burrë tjetër, rreth të 40-tave, pësoi lëndime në krah në këtë plazh gjithashtu në mëngjes.

Dy persona të tjerë u plagosën më vonë gjatë ditës, shkruan BBC

Fukui ka regjistruar tani gjashtë sulme të tilla këtë vit, thotë policia lokale.

Exit mobile version