-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Katër pacientë ikin nga Enti Special i Shtimes, “u harruan” nga familjarët

Brenda dy ditëve katër pacientë rezidencialë, tre nga ta burra dhe një grua ikën nga Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë në Shtime.

Ani se dy prej tyre kanë pasur leje nga punëtori social sa i përket lëvizjeve në kuadër të ri-socializmit, dy të tjerë këtë të drejtë nuk e kanë pasur.

Fillimisht dy u larguan të enjten për të cilët udhëheqësi i kësaj qendre, Miftar Zeneli, tregon se janë të moshës mesatare me gjendje stabile sa i përket shëndetit mendor, të cilët nuk janë agresiv dhe të dhunshëm.

Derisa dy të tjerët që nga ky institucion u larguan të premten, i përkasin moshës rreth 60 vjeç, janë të qetë, të vetëdijshëm për gjendjen e tyre dhe të ndërgjegjshëm, kështu tregon psikiatri Zeneli.

Sipas Zenelit, dyshimet janë se këta kanë shkuar tek familjarët, edhe pse nga kontaktet e deritanishme te qendrës me familjet nuk është konfirmuar një gjë e tillë.

Ndërkaq bëhet me dije se janë pikërisht familjet e këtyre rasteve që janë pak e hiç bashkëpunues me qendrën në Shtime, sa i përket rekomandimeve që këta pacientë t’i kalojnë vikendet në gjirin familjar kur janë në gjendje të mirë dhe vizitave kur ata kanë nevojë.

Aktualisht në këtë institucion po trajtohen 63 pacientë, tanimë rezidentë dhe nuk ka vende të lira.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img