Ngjarjet e ditës: 18 maj 2024
11:00 – Një delegacion nga klubi “Dinamo” e Zagrebit do të vizitojë Kosovën, me qëllim zbulimin e talenteve të rinj. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)
12:00 – Kryetari Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. (Zyrat e LDK-së në Gjilan)
13:30 – Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë. (Objekti i Qeverisë, P38)
13:30 – Muzeu Kombëtar i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, me temën e caktuar për këtë vit “Muzetë për edukim dhe hulumtim shkencor” nga ICOM, me ç’rast do të organizojë aktivitetin “ABC për trashëgiminë kulturore”. (Ambientet e Lapidariumit)