Site icon PrishtinaPress

Katër kosovar lëndohen rëndë në një aksident në Austri

Në makinën e kosovarit, veç shoferit ndodheshin edhe tri gra (18, 22 dhe 44 vjeç), të cilat mbetën të bllokuara nga përplasja e makinës.

Ndërsa po siguronte vendin e aksidentit, një punonjës 38-vjeçar i Asfinag (Shoqëria Aksionare e Financimit të autostradave të Austrisë) u përfshi edhe vetë në një aksident: një makinë me katër pasagjerë u përplas me automjetin e tij të parkuar natën e 24 dhjetorit, shkruan heute.at.

Pasi punonjësi 38-vjeçar i Asfinag ka vënë re një automjet të aksidentuar me katër persona rreth orës një e gjysmë të mëngjesit, ai ka siguruar vendin, duke parkuar automjetin e tij me drita paralajmëruese përpara makinës së aksidentuar.

Menjëherë pas kësaj ka ndodhur një aksident: Makina e një 54-vjeçari kosovar është përplasur në rrugën e rrëshqitshme në automjetin e parkuar të Asfinag, transmeton albinfo.at. Në makinë, veç shoferit ndodheshin edhe tri femra (18, 22 dhe 44 vjeç), të cilat mbetën të bllokuara nga përplasja e makinës.

Ndërkohë brigadat vullnetare të zjarrfikësve nga Kalwang dhe Wald am Schoberpass kanë ndërhyrë për t`i nxjerrë nga makina personat e aksidentuar. Ata, të katërt janë dërguar në spital, pjesërisht me lëndime të rënda.

Madje njëri prej tyre është dashur të transportohet me helikopter shpëtimi, përcjell albinfo.at. Fatmirësisht, punonjësi 38-vjeçar i Asfinag ka shpëtuar pa lëndime.

Exit mobile version