Listës së klubeve që e duan trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, përveç Chelseat dhe Atletico Madridit u shtohet edhe Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.
Sarri është duke e mbajtur Napolin lider në Serie A, ndërsa lëvdatat për të nuk kanë munguar na trajner të njohur si Pep Guardiola dhe Arrigo Sacchi.
Por paga e tij është shumë e vogël për dalim me trajnerët e tjerë, pasi ai fiton 1.4 milion euro në vit dhe ka një klauzolë lirimi për tetë milionë euro.
Chelsea tashmë kanë filluar punën që ta kenë në klub, pasi Antonio Conte duket drejt largimit.
Por Sportmediaset dhe Mundo Deportivo, i shtojë edhe disa klube të tjera që janë të interesuara për trajnerin.
Real Madrid e sheh Sarrim si një pasues të të madhit Sacchi, ndërsa Atletico Madridi për ta zëvendësuar me Diego Simeonen.
PSG po ashtu janë të interesuar për trajnerin, pasi nuk janë të kënauqr me Unay Emeryn që nuk po menaxhon mirë skuadrës dhe kontrata e skadon në qershor.