Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë 14 komuna:
Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.
Në zonën e verdhë janë 13 komuna:
Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.
Në zonën e gjelbër janë 11 komuna:
Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.
Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:
· Mitrovica e Veriut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
· Mitrovica e Jugut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
· Leposaviqi nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
· Gjilani nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
· Gjakova nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
· Kamenica nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
· Zubin Potoku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
· Kllokoti nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
· Shtime nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
· Istog nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
· Deçani nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
· Rahoveci nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
· Prizreni nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
· Novobërda nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
· Suhareka nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
· Kaçaniku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë