Revista e famshme botërore ‘Maxim’ e ka përzgjedhur si femrën më seksi në botë, Kate Upton-in.
Dhe këtë titull ajo e ‘mbrojti’ në mënyrë të denjë, menjëherë me realizimin e fotosesionit për pikërisht revistën në fjalë, shkruan lajmi.net
Në imazhet për ballinën e saj, modelja dhe aktorja bjondinë dukej tejet senzuale ndërsa e dëshmonte se ishte pikërisht ajo që e meritonte këtë titull.
26 vjeçarja seksi është shumë e dashur për publikun andaj ndiqet nga më shumë se 5 milion njerëz në Instagram.
Titullin e femrës më seksi të vitit më parë e kanë fituar edhe Taylor Swift dhe Miley Cyrus.