Tifozët e Kombëtares shqiptare kanë vendosur që të bojkotojnë ndeshjet që do të zhvillohen në Shqipëri
Ky vendim ka ardhur pas ndeshjes së fundit me Izraelin, ku ata thonë se kanë kaluar ferrin nga policia shqiptare, për shkak të masave shumë të rrepta të policisë.
Ata thonë se Kombëtaren do të përcjellin vetëm në udhëtim, atje ku i respektojnë.
Më poshtë keni të plotë njoftimin e tyre:
“Të nderuar tifozë,
Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.
Për arsyen e lartcekur, Tifozat Kuq e Zi, kemi marrë vendim të BOJKOTOJMË të gjitha ndeshjet e radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtaren do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.
Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.
Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju njoftojmë me kohë.
Me sinqeritet,
Tifozat Kuq e Zi”.