Një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit do të fillojë në orën 7 të mëngjesit të premten dhe pengjet civilë do të lirohen në orën 16:00 sipas kohës lokale, njoftoi Katari të enjten.
Trembëdhjetë gra dhe fëmijë do të lirohen, sipas një zëdhënësi të ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, raporton CNN.
Një armëpushim ishte planifikuar të fillonte të enjten, por u vonua. Sipas marrëveshjes Izrael-Hamas, të paktën 50 pengje të mbajtura në Gaza do të lirohen.