Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me shefin e kabinetit, Meriton Ramabaja, kanë pritur në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel, Col. Derek Adams.
Advertisement
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se me komandantin Adams kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.
“Aleatët ndërkombëtarë si në kohët më të vështira edhe tani në kohë paqe janë në përkrahje të vendit tonë. Prita në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel, Col. Derek Adams, i cili tani do të zëvendësojë komandantin, Col. Riley. Bashkë me komandantin Col. Derek Adams, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera kryetari Kastrati në këtë takim, komandantit Adams i shpjegoi se në një vend si Kamenica toleranca mes etnive është ajo që na karakterizon, dhe se një ambient i tillë, siguron paqe për të gjithë. /KP/


PostAdss