Site icon PrishtinaPress

Kastrati liston arsyet e tij pse Sejdiu s’bën të jetë nënkryetar i Prishtinës

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se ish-deputetit Dardan Sejdiu, nuk duhej t’i ofrohej pozita e nënkryetarit të Prishtinës, e madje sipas tij, kjo çështje as nuk do të duhej të bëhej temë.

Dje nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha për Dardan Sejdiun se do të donte që ky i fundit t’i bashkohej PDK-së. Kjo deklaratë erdhi pasi u diskutua rreth postit të nënkryetarit të Prishtinës.

Sipas Kastratit, ekzistojnë disa arsye pse Sejdiut s’mund t’i ofrohet ajo pozitë nga PDK-ja.

Deputeti tha se Sejdiu i ka quajtur liderët e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin me lloj-lloj etiketimesh.

Tutje, Kastrati tha se PDK-ja nuk ka nevojë për kuadro si Sejdiu,

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të deputetit Kastrati:

Unë nuk jam pjesë e asnjë strukture në parti. Partia dhe dega vendosin, megjithatë, une si deputet i PDK-së kam mendimin tim per modelin e politikanit të Dardan Sejdiut.

Çifti i tij jo që duhet ti ofrohet pozita e nënkryetarit në PR, por as që do duhej të bëhej temë. Arsyet po i rendis më poshtë:

*

Dardan Sejdiu ka fyer lidershipin e PDK-së, z. Thaçi e ka quajtur profilter ndërsa z. Veseli me lloj lloj etiketimesh për SHIK-un;

*

Nêse PDK rekruton Dardan Sejdiun i bie që ne nuk kemi kuadro dhe kemi mbet veç në ymyd të Dardanit ( e ne kemi kuadro që këtë Dardanin ta lëjnë fjetë);

*

Ky Dardani ka qenë nënkryetar i Prishtinës në mandatin e parë të VV-së dhe gjatë atij mandati ky ska lënë gjurmë për Prishtinën.

Përkundrazi, aty kryeqyteti e ka marrë teporzën dhe ka degradu me ndërtime masive pa plan sikur në Çeçeni. Pra, ky nuk është tregu si menaxher i suksesit;

*

Nëse PDK rekruton Dardan Sejdiun për nënkryeyar të PR-së dhe të ngjashëm si ky që i kanë kundërshtu projektet e idetë politike të liderëve tonë si Thaçi e Veseli, atëherë i bie qê krejt kjo gara jonë në zgjedhje për vota është lojë me votuesin. Ne na duhet konkurueshmëri e ideve dhe jo në fillim të shahemi e në fund të bëhemi bashkë. Ky nuk është thelbi i demokracisë.

*

Arsyeja e fundit është që PDK ( e besa asnjë parti) nuk ka nevojë për “kuadro” pa identitet politik e ideologjik, pra që i ndërrojnë partitë si kuleqët e bukës;

Si bëhet atëherë reforma?

*

Me hapje natyrisht. Por, jo me çfarëdo hapje. Jo me i ofru në parti kundërshtarët politik. Jo duke i ofru në parti njerëzit që kërkojnë kontratë afariste me PDK-në, por ata që e duan kontratën ideologjike me PDK-në.

*

Këto figura duhet kërkuar nëpër universitete, në shoqëri civile dhe nga bota e biznesit, por jo në kampin e kundërshtarëve politik. Me ish kundërshtarët politik mund të kalkulohet në tjera rrafshe ( p.sh gjatë zgjedhjeve, etj).

*

P.sh në Universitet të Prishtinës ku unë punoj ka me dhjetëra profesorë të shquar ( jo çfarëdo profesora) që janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë drejtim;

*

Në shoqëri civile ( edhe në media) ka poashtu me dhjetëra të tillë me përvojë të shkëlqyer nê fusha të ndryshme;

* Në botën e biznesit poashtu, afaristë të suksesshëm;

*

Hapja nuk dmth domosdoshmërisht me figura të reja në kalendar, por figura me ide të reja e tê dëshmuar. P..sh. kandidatët e PDK-së që fituan 8 komunat nuk erdhën nga jashtë. Ata ishin moti në PDK…..pastaj kujtojmë hapjen e PDK-së nga viti 2004 deri 2007….etj, etj.

*

Jam shumë i bindur dhe e shoh që PDK po punon në këto drejtime. Na duhet pak kohë……ama cirkusa si Dardan Sejdiu harroni aman.

Exit mobile version