Ardian Kastrati, deputeti i PDK-së, ka vendosur një mbishkrim tek vendi i ulëses së kryeministrit, Albin Kurti, në Kuvend.
Në mbishkrimin e vendosur të Kastratit kritikohet deklarata e Kurtit lidhur me ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
“DËSHMITARJA:
” Oliver, shpëtoma djalin”
KURTI: “…….. të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit”
NE TË TJERËT:
PO, ne do të na kujtohet Ivanoviçi për krimet që i ka bërë ndaj shqiptarëve.
POROSIA PËR KURTIN: Ka kaluar koha e Bogdan Bogdanoviçit dhe e UJDI-t!”, shkruhet në mbishkrim.
Deklarimi i Kurtit për Ivanoviqin ka nxitur deklarata kundër tij edhe nga vetë përfaqësues të VV-së në Kuvend.
Përmes video-mesazhit, kreu i Qeverisë i thuri lavde Ivanoviqit, derisa kërkoi zbardhjen e vrasjes së tij.