11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kastrati: Kosova 500 milionë euro sanksione, “militantët”, krenohen me spotetet e VV-së me disa barkëmëdhenjë në Ujman

Ardian Kastrati, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në Kosovë nuk është asnjë investim i huaj, e ka 500 milionë euro sanksione. Ndërkaq, shton se “militantët e VV-së”, e quajnë sukses realizimin e spoteve elektroale të VV-së në Ujman, ku shumë qytetarë po frekuentojnë aty.

Përmes një postimi në Facebook, të dielën ai krahasoi Kosovën me disa vende të rajonit, duke e akuzuar Qeverinë për ngecje.

“Në Kosovë asnjë investim i huaj. Sanksione 500 milion euro. Ndërsa, militantët e mjerë e quajnë sukses të Kurtit realizimin e spoteve elektorale të VV-së me disa barkëmëdhenjë me brekë ” Speedo” duke notuar në Ujman me goma të brendshme të traktorëve (nën vëzhgimin e policisë);

Teksa kritikon Qeverinë Kurti, Kastrati thotë se Serbia ka nënshkruar marrëveshje për litiumin me kancelarin gjerman Olaf Scholze dhe BE-në që do ti sjell fitime me miliarda ekonomisë serbe.

“Nuk na duhet çlirimi nga Serbia sepse e kemi realizuar në 1999-tën. Na duhet ti heqim prangat e mjerimit që Kurti ua ka vendos disave në kokë! Ky është çlirimi i individit. Çlirimi ynë i vërtetë”, ka thënë ndër tjerash Kastrati.

Ai shkrimit ia bashkoi edhe një fotografi ku e bën dallimin në mes Ujmanit që po proklamohet nga Qeveria Kurti si sukses dhe projekteve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. 

https://www.facebook.com/share/GAYS3j2waSaRNPqd/?mibextid=WC7FNe

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img