1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kastrati i PDK-së: Albin Kurti është kryehajn

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, e quajti kryeministrin Albin Kurti kryehajn, ndërsa foli edhe për “4-5 hajna” në kabinetin e Qeverisë.

Duke folur për punën e Qeverisë, ai deklaroi të mërkurën në Kuvend se deputetët janë përfaqësues të popullit, por kryeministri është hajdut që ka keqpërdorur miliona euro.

“…Kryehajni është këtu Kurti…Ju nuk jeni, ju jeni përfaqësues të popullit. Këta nuk iu lënë juve të hyni në tall. Janë 4-5 vetë që kanë menaxhuar me 300-400 milionë. Këta një ditë ikin, shkojnë në Norvegji a diku dhe ju lënë në baltën e paligjshmërisë”, deklaroi Kastrati, derisa po fliste për arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Deputeti i partisë opozitare tha se Kurti është i detyruar ta mbrojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që dyshohet për keqpërdorime, pasi sipas Kastrati, “Martini ua qet faqen e zezë”.

Qeverisjen e Kurtit, Kastrati e quajti masakër dhe gjakderdhje financiare.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img