2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kastrati do t’i gëzojë 113 familje me shtëpi të reja për 13 vjetorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit, do të shënojë 13-vjetorin e themelimit.

Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se me këtë rast do të do të jepen 113 çelsa të shtëpive të reja për familjet në nevojë.

Ndarja e shtëpive do të bëhet të mërkurën, me 28 dhjetor, në orën 17:00, tek selia qendrore e Shoqatës në Gjinovc të Suharekës.

“Me rastin e 13 vjetorit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, do të mbahet event i këtij përvhetori dhe në këtë event do të bëhet dhurimi i 113 palë çelsave të shtëpive të reja”.

“Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij në Facebook.

Vitin e kaluar, në 12-vjetorin e themelimit shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuroi 149 shtëpi.

Halil Kastrati me shoqatën e tij, për çdo vjet gëzon qindra familje duke ndërtuar shtëpi… ka ndërtuar, qendra për të moshuar, e ka hapur kuzhina humanitare.

Sëfundi ka vënë gurthemelin për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, saktësisht në fshatin Frashër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img