2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kastrati: Çdo qytetar që nuk merr pjesë në regjistrimin e popullsisë dënohet nga 20 deri 2000 euro

Nga sot, Kosova do të fillojë procesin për ta regjistruar popullsinë në tërë territorin e saj. Ky proces pritet të zgjasë rreth gjashtë javë dhe do të jap një pasqyrë gjithëpërfshirëse të kushteve jetësore dhe sociale të njerëzve.

Avni Kastrati, Drejtor ekzekutiv Agjencionit të Statistikave të Kosovës ka thënë se regjistruesit gjatë trajnimit kanë marrë informacionet e duhura se duhet të shkojnë në zonën  e tyre regjistruar, raporton Ekonomia Online.

“Regjistrimi i popullsisë zyrtarisht fillon sot me 5 prill por gjatë këtyre ditëve 3,4 dite regjistruesit edhe gjatë trajnimit kanë marrë informacion e duhur se duhet të shkojnë në zonën  e tyre regjistuar  per të lënë disa letra informuese fletën kontaktuese edhe gjatë këtyre ditëve secili njoftohet me zonën. Tek pas disa dite  fillon tek fillimi i javës së ardhshme fillon tamam në tablet. Të gjitha komunat e kanë të njëjtin porosi të njëjtin mesazh. Regjistruesit që nga dita sotme janë në terren dhe që nga dita sotme fillon regjistrimi popullsisë. Sa i përket sfidave veriore që i theksuat ju ne kemi kontakt me një pjesë të madhe të qytetareve jo me partinë politike edhe ata kanë aplikuar jo me një numër që kemi kërkuar nga komuniteti serb edhe me trajnimet nga komuniteti serb janë caktuar nga e hëna e tutje edhe nga aspekti teknik nuk ka ndonjë sfidë”, ka thënë Kastrati.

Kastrati është pyetur se sa është pagesa për regjistruesit ai ka treguar se varion nga 500, 700 e deri në 1000 euro.

“Pagesa për një regjistrues është varësisht prej zonës si janë ndarë varion 500,  700 deri 1000 euro brenda në muaj sepse krejt varet nga numri ekonomive, anëtareve familjarë, në qoftë se është 5-6 anëtar sigurisht 7-8 euro në ditë regjistruesit e kanë për obligim mesatarisht.  Nëse janë 7 anëtar dikun 50- 60 euro brenda ditës një regjistrues. Ne mendojmë që paga mesatare 460 euro është në Kosovë edhe një pagesë double është inkurajuse për të rinjtë dhe të rejat. Kemi parasysh se regjistrimi i popullsisë në terren rreth 4300 persona jo të gjithë shembull,  janë të aftë gjatë kësaj periudhe me vazhdu se kanë apliku në ndonjë vend të punës e ka lëvizje të të rinjëve e të rejave sepse nuk është inkurajuese 2 muaj ditë ju e dini nga jeta përditshme kur është një pune 2 muaj ditë nuk është inkurajuese po është konkurs i vazhdueshëm varësisht prej nevojës do të inkuadrohen në regjistrim, po pagesa është më e mira në regjion sepse ata janë bazuar në pagën mesatare.

Për Kastratin kishte edhe pyetje rreth komunave të veriut të vendit. Përveq kryetarëve të veriut  dhe komunave shqiptare që thanë se regjistrimi fillon të hënën Kastratit i është kërkuar sqarim se pse në një komunë ka filluar sot dhe pse në një komunë fillon të hënën.

“Jo regjistrimi zyrtarisht fillon sot. Regjistruesit hartat dixhitale i kanë në tablet po hartat fizike i kanë me veti. Ata do të dalin në terren, sot është dita regjistrimit që fillon për me u njoftu me zonën me qarkun regjistrues se është e pamundur ai pa e definu qartë me shku me  njëfar mënyre me trokit ditën e parë ta zhvilloj intervistën. Prej ditës së sotme deri në 17 maj regjistruesit duhet të jenë në terren edhe prap kena mu ballafaqu me ketë situatë. Pse disa komuna e kryen më herët do e kryejnë me 1 maj, me 5 maj do me 17 maj sepse vet natyra punës e tillë jo të gjitha komunat janë unike. Të hënën regjistruesi ka me pas mundësi me dhënë intervistën”, ka thënë Kastrati.

Në pyetjen e bërë se në komunat veriore  kemi thirrje prej listës serbe dhe një paralajmërim që serbët do ta bojkotojnë në tërësi, Kastrati është shprehur se ligji për regjistrimin e popullsisë  e specifikon se çdo qytetar që nuk merr pjesë në regjistrimin e popullsisë  dënohet nga 20  deri 2000 euro.

“Në fakt ligji për regjistrimin e popullsisë  e specifikon çdo qytetarë që nuk merr pjesë në regjistrimin e popullsisë e k një dënim nga 20  deri 2000 euro 2000 euro është në qoftë se e refuzon nëse ndonjë individ ka thirrje të tilla sigurisht që na do të konsiderojmë tutje sipas legjislacionit. Por keni parasysh regjistrimi i popullsisë është i nevojshëm për secilin komunitetet. Përveq serbëve na besojmë që në qoftë se kanë bërë thirrje se ende nuk e kanë parë informacionin, nuk është në të mirën e tyre sepse ASK-ja do ta bëjë atë vlerësim për numër të popullsisë edhe për atë pjesë nëse ata nuk e shfrytëzojnë këtë drejtë që e kanë për me marr pjesë  ASK sipas rregullave  standarde ndërkombëtare do ta bëj një vlerësim dhe ai vlerësim do të mbetet si një statistikë  zyrtare që u shërbejnë institucioneve për numrin e popullsisë të asaj zone”, ka thënë Kastrati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img