-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Kastë antiamerikane”, kështu i quan Hamiti i LDK’së partinë në pushtet

Muhamet Hamiti, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti dhe partinë Vetëvendosje, duke vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është më e keqja në 24 vjet.

Hamiti në reagimin e tij të bërë në Facebook, partisë së Kurtit i referohet si ‘kastë antiamerikane’, dhe se e njëjta, si e tillë, siç ka thënë Hamiti është edhe anti-Kosovë.

“Fajin e madh e kanë përkrahësit e kësaj kaste antiamerikane, tash antievropiane, që, efektivisht përkthehet në qasje anti-Kosovë. Pa faj s’janë as konvertitët, dezertorët, lojcakët, konformistët që kjo shoqëri e jona i përqafon, në vend se t’i përbuzte, siç ndodh kudo. Jemi këtu si shoqëri e shtet, më keq se kurrë në këto 24 vjet, sepse kemi bërë kompromis me të keqen në emër të ndryshimit”, ka thënë ndër tjerash ai.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e përzgjedhjet kanë konsekuenca.

Kur para tre vjetësh LDK-ja s’mundi të qëndronte në Qeveri me Kurtin mbasi ky në emër të Kosovës e nisi luftën me ‘imperialistët’ amerikanë (me Shtëpinë e Bardhë, që Kurti i dha ngjyrë tjetër),  i madh e i vogël u çuan kundër LDK-së dhe u rreshtuan me VV-në.

Prandaj, s’ka pse çuditet kush me donkishotizmin e Albin Kurtit me shokë e shoqe, duke përfshirë guximtarët e guximtaret e tij, ata që i thonë vetes rugovistë por janë rreshtuar me antirugovistin. (Për kujtesë, VV-ja e quante Presidentin Ibrahim Rugova ‘kolaboracionist’!). Fajin e madh e kanë përkrahësit e kësaj kaste antiamerikane, tash antievropiane, që, efektivisht përkthehet në qasje anti-Kosovë. Pa faj s’janë as konvertitët, dezertorët, lojcakët, konformistët që kjo shoqëri e jona i përqafon, në vend se t’i përbuzte, siç ndodh kudo.

Jemi këtu si shoqëri e shtet, më keq se kurrë në këto 24 vjet, sepse kemi bërë kompromis me të keqen në emër të ndryshimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img