Gjeneralkoloneli rus Mikhail Mizintsev, ndryshe “Kasapi i Mariupolit” për rolin e tij në luftën e Ukrainës, është shkarkuar nga posti i zëvendësministrit të mbrojtjes.
Kjo sipas blogerit ushtarak rus, Alexander Sladkov, dhe faqes së lajmeve RBC.
Mizintsev orkestroi rrethimin e Mariupolit, në jug të Ukrainës, në muajt e parë të luftës vitin e kaluar.
Në shtator ai u emërua zëvendësministër i mbrojtjes i ngarkuar për logjistikën dhe furnizimet.
Kur BE-ja e sanksionoi atë në qershor të vitit të kaluar, ata thanë se ai ishte përgjegjës për rrethimin “çnjerëzor” të Mariupolit.
Raportet që treguan për shkarkimin e tij nuk treguan se cila ishte arsyeja.