Site icon PrishtinaPress

Karl Bildt: Mosratifikimi i Demarkacionit, skandaloz

Ish- Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Karl Bildt, ka shprehur zhgënjimin e tij për dështimin e e Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen e Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, javën e kaluar.
Në një postim në Twitter, Bildt, i cili në karrierën e tij politike është marrë me çështjen e Ballkanit, ka thënë se është skandaloze që Kosova nuk e ka miratuar këtë marrëveshje.
Komenti i tij vjen pak orë para se një komision i Parlamentit Evropian pritet ta votojë pakon e Kosovës për liberalizim të vizave.
“Është skandaloze që Kosova nuk qe në gjendje ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi. Kjo ishte një çështje e lehtë”, tha Bildt në komentin e tij, transmeton kallxo.com.
Votimi për marrëveshjen u parandalua javën e kaluar kur kryeministri Isa Mustafa vendosi ta tërheqë atë nga rendi i ditës për shkak të frikës se kjo marrëveshje nuk do ta merrte mbështetjen e deputetëve të pranishëm në seancë.

Exit mobile version