Site icon PrishtinaPress

Kardiologjia në paralizë, stentave u skadon afati

Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës qe gati dy muaj nuk ka vendosur stenta.

Kjo ndodh pasi që aparati i koronografisë është i prishur, shkruan sot Koha Ditore.
Planifikimi i materialit shpenzues shumë më tepër sesa nevojat reale ka bërë që vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti rreth 100 stenta e material tjetër të përfundojnë në bërllok.
Gazeta është njoftuar se për këtë periudhë në Klinikën e Kardiologjisë i ka skaduar afati materialit shpenzues që kushton 89 mijë euro. Ndërsa mijëra euro të tjera ky institucion mund t’i humbë gjatë këtij muaji dhe në muajt e tjerë të mbetur të vitit 2016.
Një dokument të cilin e ka siguruar gazeta tregon të dhënat për numër të madh të produkteve që afati do t’u skadojë që prej këtij muaji.
Exit mobile version